PUNO ME NE TURN TO ENGLISH
RRETH NESH SHERBIMET NDERMJETSIMI KONTAKT
 
SHERBIMET
Lojëra fati
Civile
Penale
Familjare
Tatim Taksa
Pronësia Intelektuale
Tregtare
Sigurime
Marrëdhëniet e Punës
 
 
Lojëra fati

Rumano Law ofron me specialistët e saj konsulencë dhe shërbime në fushën e lojërave të fatit e veçanërisht asaj që ka të bëjë me Bastet Sportive dhe Kazinotë Elektronike. Zhvillimi aktual i tregut të lojërave të fatit dhe ekonomisë ka bërë të domosdoshëm një profilizim të shërbimeve. Natyra e ndryshme e problemeve që vërehen në fushën e Lojërave të Fatit, kërkon një ndihmë ligjore të kualifikuar, të shpejtë dhe të vazhdueshme.

Falë edhe pranisë në radhët e zyrës të një numri profesionistësh, ne bëjmë të mundur të konsultojmë mbi legjislacionin financiar të aplikueshëm që lidhet me lejet për organizimin dhe ushtrimin e çdo veprimtarie për Lojërat e Fatit.

Trajtimi i ligjit “Për Lojërat e Fatit”.

Krijimi, organizimi dhe funksionimi i shoqërive tregtare, kontrata e aksionerëve, akt-themelimi, statuti, etj. dhe regjistrimi  tyre në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Rregullimi ligjor i dokumentacionit të shoqërive tregtare në rastet e ndryshimeve të bëra në organizim, përpilimi i të gjithë dokumentacionit ligjor dhe teknik në lidhje me procedurat e lejimit për ushtrimin e veprimtarisë së lojërave të fatit.

Rumano Law siguron informacion të plotë në lidhje me procedurën e nevojshme për pajisjen me leje për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit në Republikën e Shqipërisë sipas ligjit shqiptar, ju bën me dije se cilat janë detyrimet tuaja fiskale, si dhe alternativat ligjore për përfshirjen si aksioner në një shoqëri tregtare shqiptare, e cila ushtron aktivitetin tregtar në fushën e lojërave të fatit, hapjen e degëve jashtë vendit, administrimin nga të tjerët, përgatitjen e plotë të gjitha praktikave të lartpërmendura.

Ndjekja e të gjitha proçedurave me organet e Agjensisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Print this page!
 
 
Njoftimet e Fundit
   
News Archive
 
 
Call Us: +355 69 207 2752
 
Locate us on the Map
Follow us on  
All rights reserved.   Rumano Law 2014.
Created by Impuls