PUNO ME NE TURN TO ENGLISH
RRETH NESH SHERBIMET NDERMJETSIMI KONTAKT
 
SHERBIMET
Lojëra fati
Civile
Penale
Familjare
Tatim Taksa
Pronësia Intelektuale
Tregtare
Sigurime
Marrëdhëniet e Punës
 
 
Sigurimet

Rumano Law jep asistencën e saj ligjore në çështjet lidhur me sigurimin e mjeteve motorike kundër aksidenteve rrugore. Në rast aksidenti të mjeteve motorike të klientëve tanë, asistojmë në përgatitjen e dokumentacionit që paraqitet pranë Shoqërive të Sigurimit, gjithmonë duke menduar se sa e dobishme do të jetë për ju. 

Zyra përgatit me kujdes mbrojtjen e klientëve të saj në lidhje me një administrim korrekt të procesit për dëmshpërblim në rast aksidenti rrugor të mjeteve motorike, duke rekomanduar që në momentin e parë dhe deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes, mundësisht në mënyrë administrative dhe të shpejtë në kohë për klientët, duke u udhëhequr nga parimi i së drejtës së çdo individi për të pasur një dëmshpërblim të drejtë. Rumano Law është gjithmonë e gatshme për t’ju ndihmuar në zgjidhjen e problemeve.

Rumano Law ofron këshillimet e duhura në fushën e sigurimeve. Pjesëmarrja në proceset gjyqësore në fushën e sigurimeve, i ka dhënë zyrës profilin e duhur në këtë drejtim.

Qëllimi ynë është për të arritur një zgjidhje të shpejtë të të gjitha kërkesave me një shpenzim minimal dhe me rezultate të kënaqëshme. Ne krenohemi duke përshtatur shërbimet tona të mbrojtjes ndaj nevojave të klientëve tanë në aspektin e sigurimit dhe shpërblimit të dëmeve të shkaktuara.

Zyra jonë, në fushën e sigurimit, ka përvojë të gjerë gjyqësore dhe avokatët tanë janë të përgatitur më së miri për të marrë në shqyrtim kërkesat tuaja me kosto efektive. Ne kemi përvoja që kanë të bëjnë me pretendimet që lindin në kuptimin e përgjegjësisë në aksidentet automobilistike me pasojë shkaktim dëmi në shëndet dhe në jetë.

Ne kemi trajtuar pretendimet që përfshijnë një shumëllojshmëri të gjerë të çështjeve të sigurimit, që nga lëndimet trupore deri te përfitimet nga aksidentet automobilistike ku drejtuesit janë të pasiguruar dhe të paidentifikuar.

Ne kemi përvojë me një sërë çështjesh të ndërlikuara, duke përfshirë fatkeqësitë, humbjen e të ardhurave për të ardhmen dhe kërkesave të kujdesit për të ardhmen, përcaktimeve të vlerës së dëmit të shkaktuar.

Ne krenohemi me ndihmën në fushën e sigurimeve për klientët tanë duke ofruar mbrojtjen më të mirë të mundshme. Ne e dimë se për një person të siguruar, procesi gjyqësor mund të jetë një proces shumë i vështirë dhe konfuz.

Për informata shtesë në lidhje me shërbimet tona ju mund të kontaktoni me zyrën tonë në çdo kohë.

Print this page!
 
 
Njoftimet e Fundit
   
News Archive
 
 
Call Us: +355 69 207 2752
 
Locate us on the Map
Follow us on  
All rights reserved.   Rumano Law 2014.
Created by Impuls