PUNO ME NE TURN TO ENGLISH
RRETH NESH SHERBIMET NDERMJETSIMI KONTAKT
 
SHERBIMET
Lojëra fati
Civile
Penale
Familjare
Tatim Taksa
Pronësia Intelektuale
Tregtare
Sigurime
Marrëdhëniet e Punës
 
 
Çështje Penale

Ne e zgjedhim me kujdes mbrojtjen për klientët tanë, gjithmonë duke menduar se sa e dobishme do të jetë për ta. Ne përfaqësojmë në çështje ku të drejtat e njeriut dhe vlerat morale janë në rritje. Ne përgatisim me kujdes  mbrojtjen e klientëve tanë në lidhje me një proces të rregullt gjyqësor që në momentin që akuzohen, duke rekomanduar deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes, duke pasur si parim themelor respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtën e çdo individi për të pasur një avokat mbrojtës në lidhje me çështjen e tij, duke sugjeruar se çfarë të drejtash kanë klientët tanë në lidhje me një çështje penale në momentet e ndalimit, pasi në shumicën e rasteve, individët nuk e dinë që kanë të drejtën e mbrojtjes ligjore deri në përfundimin e çështjes në ngarkim të tyre.

Rumano Law asiston dhe garanton një mbrojtje profesionale në respektimin e të gjitha të drejtave për një proces të rregullt gjyqësor. Nëse jeni akuzuar për një krim apo shkelje të ligjit, ne privilegjojmë mënyrën e mbrojtjes, që në shumicën e rasteve është përcaktuese për zgjidhjen më të mirë të problemeve ligjore të klientëve tanë. Rumano Law mbështet çdo klient të saj me profesionalizëm të lartë në çdo çështje, përpara çdo Gjykate, duke bërë që klientët e saj të marrin mbrojtjen më të mirë në çdo kohë. Puna jonë ju siguron që të merrni të gjithë mbrojtjen e lejuar nga ligji dhe nga Kushtetuta e Republikës. Rumano Law në misionin e saj ka mbrojtjen e interesave ligjore për lirinë dhe të ardhmen tuaj.

Një akuzë nuk është e thënë se është një dënim, përkundrazi, në qoftë se ndiqen interesat me profesionalizëm, mund të kthehet në zgjidhje.

Zyra jonë dëshiron t’ju garantojë maksimumin e mundësive për mbrojtjen tuaj, duke bërë që klientët tanë të kuptojnë se mbrojmë interesat e tyre në kohë, me kosto të leverdishme, duke ju cilësuar një individ të rëndësishëm, duke vlerësuar çështjen tuaj dhe duke i kushtuar të gjithë interesin e nevojshëm për zgjidhjen e saj. Rumano Law garanton asistencë dhe mbrojtje ligjore edhe për ata që janë viktima nga dëme të shkaktuara nga dëshmi të rreme, nga denoncime të trukuara, nga shkelja e të drejtave të njeriut, shkelja e të drejtave ligjore dhe kushtetuese.

Rumano Law punon për Ju, për të drejtat tuaja ligjore.

Print this page!
 
 
Njoftimet e Fundit
   
News Archive
 
 
Call Us: +355 69 207 2752
 
Locate us on the Map
Follow us on  
All rights reserved.   Rumano Law 2014.
Created by Impuls