PUNO ME NE TURN TO ENGLISH
RRETH NESH SHERBIMET NDERMJETSIMI KONTAKT
 
SHERBIMET
Lojëra fati
Civile
Penale
Familjare
Tatim Taksa
Pronësia Intelektuale
Tregtare
Sigurime
Marrëdhëniet e Punës
 
 
Tregtare

Rumano Law ofron një shërbim cilësor dhe me kosto të leverdishme, në kohë dhe në buxhet, për klientët e saj, në çështjet tregtare, në përgatitjen e praktikave për shoqëritë tregtare, persona fizikë apo juridikë, vendas apo të huaj.

Trajtimi i ligjit mbi “Tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

Krijimi, organizimi dhe funksionimi i shoqërive tregtare, kontrata e ortakëve, akt–themelimi, statute, etj. dhe regjistrimi  tyre në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Rregullimi ligjor i dokumentacionit të shoqërive tregtare në rastet e ndryshimeve të bëra në organizimin, strukturën e tyre, transformimin, ndarjen, bashkimin dhe shpërndarjen e shoqërive tregtare, hapjen e degëve, filialeve, shoqërive pjesëmarrëse, shoqërive të kontrolluara, etj., në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Ndjekja e procedurave të licencimit të shoqërive tregtare për kryerjen e veprimtarisë ekonomike pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Rumano Law siguron informacion të plotë se si të regjistroni një aktivitet të ri, si të regjistroheni pranë QKB sipas ligjit shqiptar, ju informon se cilat janë detyrimet tuaja fiskale, si dhe alternativat ligjore për përfshirjen si aksioner në një shoqëri tregtare shqiptare, riorganizimin e shoqërive tregtare, hapjen e degëve jashtë vendit, administrimin nga të tjerët, procedurat e falimentimit, pasojat e hapjes së procedurave të falimentimit, përgatitjen e të gjitha praktikave të lartpërmendura.

Rumano Law aplikon një proces të thjeshtë, të shpejtë dhe me më pak shpenzime për regjistrimin e aktiviteteve tuaja.

 

Print this page!
 
 
Njoftimet e Fundit
   
News Archive
 
 
Call Us: +355 69 207 2752
 
Locate us on the Map
Follow us on  
All rights reserved.   Rumano Law 2014.
Created by Impuls