PUNO ME NE TURN TO ENGLISH
RRETH NESH SHERBIMET NDERMJETSIMI KONTAKT
 
SHERBIMET
Lojëra fati
Civile
Penale
Familjare
Tatim Taksa
Pronësia Intelektuale
Tregtare
Sigurime
Marrëdhëniet e Punës
 
 
Çështjet Familjare

Procesi i zgjidhjes së martesës ligjore është problem social, ku shkak është dhuna në familje, problemet ekonomike, mospërmbushja e detyrimeve bashkëshortore.

Rumano Law ofron këshillim të rasteve specifike për mbështetjen dhe integrimin e familjeve në shoqëri, duke informuar për:

Parimet e përgjithshme të martesës
Kushtet thelbësore dhe formën për lidhjen e martesës
Kontratat martesore
Të drejtat dhe detyrimet që lindin nga martesa
Regjimin pasuror martesor
Regjimin e pasurive të ndara
Rastet dhe pasojat e zgjidhjes së martesës
Rregullat e përgjithshme të njohjes së amësisë dhe atësisë
Detyrimin për ushqim
Ushtrimin e përgjegjësisë prindërore
Përgjegjësinë prindërore për pasurinë e fëmijës
Birësimin
Kujdestarinë mbi të miturit

Rumano Law  është e njohur dhe e vlerësuar nga klientët e saj për përfaqësimin e saj kompetent gjatë gjithë proceseve gjyqësore. Ne jemi realistë në objektivat që kemi në bisedat me klientët tanë. Jo vetëm që jemi të përgatitur mirë për t'ju përfaqësuar në çështjet ligjore, por ne jemi në gjendje për të siguruar edhe një nivel të mbështetjes emocionale. Avokatët tanë do të shpjegojnë me kujdes të drejtat dhe detyrimet tuaja. Zyra do t'ju ndihmojë në organizimin e çështjeve tuaja për t’ju mbrojtur në çështjet që kanë lidhje me kujdestarinë e fëmijës, marrëveshjet prindërore, ndarjen dhe regjimin e pasurisë, mbështetjen financiare dhe mbrojtjen personale.

Ne jemi gjithnjë të ndërgjegjshëm për objektivat tuaja dhe nevojën për të zgjidhur dallimet sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë efikase dhe me kosto efektive . Ju do të merrni vëmendje të jashtëzakonshme dhe përfaqësim për t’ju ndihmuar në arritjen e një të ardhmeje të sigurt.

Kodi i Familjes parashikon edhe bashkëjetesën, kontratat e martesës ose akt-marrëveshjet për zgjidhjen e martesës. Ne ju vëmë në dispozicion të gjitha njohuritë dhe përvojën tonë për të siguruar që të gjitha të drejtat tuaja të jenë të mbrojtura dhe të gjitha nevojat tuaja të përmbushen. Përvoja jonë e gjerë na pozicionon për të kuptuar kërkesat tuaja dhe për t’u siguruar që ato të negociohen në favorin tuaj.

Ju mund të kontaktoni avokatët tanë me besimin që do të merrni përfaqësimin më të mirë të mundshëm ligjor. Ne e kuptojmë atë që ju dëshironi, ne dëgjojmë me kujdes dëshirat tuaja dhe jemi të pozicionuar mirë për t'ju ofruar nivelin e mbrojtjes që ju kërkoni.

Kujdestaria dhe Mbrojtja e Fëmijëve

Shumë njerëz e gjejnë veten subjekt të procedurave për mbrojtjen e së drejtës së takimit me fëmijët, si pasojë e zgjidhjes së martesës. Zyra jonë ka përvojë të gjerë në kujdestarinë e fëmijës dhe çështjet e mbrojtjes së fëmijëve. Ne mund t’ju ndihmojmë për të mbrojtur marrëdhëniet tuaja me fëmijët.

Dhuna në Familje

Nëse jeni viktimë e dhunës në familje ose në qoftë se keni qenë i akuzuar si pasojë e dhunës në familje, telefononi zyrën tonë. Zyra jonë ju qëndron në krah përmes procesit të ndërlikuar, me të cilin do të përballeni, proces që ka të bëjë me pasojat nga incidentet e dhunës në familje. Ky fenomen sot po bëhet shumë serioz në sistemin ligjor të familjes dhe ne e dimë se si të mbrojmë klientët tanë.

Print this page!
 
 
Njoftimet e Fundit
   
News Archive
 
 
Call Us: +355 69 207 2752
 
Locate us on the Map
Follow us on  
All rights reserved.   Rumano Law 2014.
Created by Impuls